Video · Kronikë
Dy pacientë me COVID ndërrojnë jetë tek Infektivi
Dy qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin Infektiv. Bëhet fjalë për dy persona nga Tirana, te moshave 67 dhe 69 vjeç.
Që prej fillimit të pandemisë, në vend janë regjistruar në total 76 viktima.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 74 raste të reja pozitive me COVID, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2893.
Aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar.




