Kur janë mbushur 2 muaj nga vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani, në shkollën “Fan Noli”, prindër, qytetarë, dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar sërish këtë të shtunë.
Pas grumbullimit në shkollën “Fan Noli” ata marshuan drejt ministrisë së Arsimit. Të pranishëm në protestë ishin edhe prindërit e Martinit. Babai i 14-vjeçarit bëri thirrje për drejtësi
Lexo edhe :
Related Posts
“Heshtja vret më shumë se gjithçka. Kemi dy muaj që e përjetojmë këtë dramë të madhe dhe nuk kemi asnjë reagim, as nga prokurori as nga shkolla dhe as nga shëndetësia, sepse Martini bëri xhiron e madhe të Tiranës duke dërguar në spitalin ushtarak për arsye se spitali ushtarak nuk kishte asnjë makineri për ti mbajtur zemrën atij.
U bëj thirrje fëmijëve shqiptarë, të bashkohemi për kauzën. Ka ardhur fundi. Fëmija është mbi të gjitha. Nuk kam fjalë,. Por përjetojmë një ngjarje tragjike, kemi një traumë të madhe. I bëj thirrje prindërve, institucioneve…sepse na ka kapur frika. Njëherë më ka shkuar në Prokurori dhe prokurorja më tha që do ti shkojmë deri në fund. Por kanë kaluar dy muaj dhe asgjë”, tha babai i 14-vjeçarit.
Nëna e Martin Canit është shprehur deri tani asnjë institucion nuk u ka kthyer përgjigje në lidhje me zbardhjen e ngjarjes.
“Mesazhet i kam dhënë, dua vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër”, tha ajo.
Luis Meçja, adoleshenti që mbeti i plagosur në ngjarjen ku u vra Martin Cani është shfaqur gjithashtu për herë të parë në protestë.
Martin Cani, u godit me thikë pas një konflikti me bashkëmoshatarët e tij pranë shkollës” Fan Noli”, ngjarje e cila trondit të gjithë vendin duke hapur diskutime mbi sigurinë në institucionet arsimore./vizionplus.tv






