Tirana vazhdon të mbajë ditë pas ditën shifrën më të lartë të personave që zbulohen me koronavirus.

Nëse në të gjithë vendin këtë të hënë kishim 33 raste, 23 prej tyre janë regjistruar në kryeqytet.

Vazhdojmë të kemi raste të personelit shendetesor. Këtë herë jo më tek QSUT, por tek “Iraniani”, klinike specialitetesh ku janë zbuluar një mjek dhe një infermier me Covid-19.

Ndërkohë dy raste të tjera të zbuluara së fundmi janë mësues.

Bëhet fjalë për dy mësues të një shkolle të mesme në kryeqytet që ende nuk dihet sesi dhe ku janë infektuar.

Aktualisht Tirana si qark ka 366 raste aktive të personave me Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *