E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 22 minuta më parë
Sociale

Dy lagje në kryeqytet me rrjet të ri ujësjellësi

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë ka përfunduar investimin në rrjetin e shpërndarjes në rrugën “Jusuf Vrioni”, një investim nga i cili përfitojnë qindra familje.

Ndërkohë sipas UKT, në rrugën “Xhanfize Keko” është vënë në funksion linja e re e ujësjellësit.

Ky investim i Bashkisë në këtë zonë të kryeqytetit ka bërë të mundur një kapacitet të shtuar të furnizimit me ujë të pijshëm, dhe shërbim më cilësor për qytetarët.

Gjithashtu nga bashkia e Tiranës njoftojnë se gjatë ditëve të fundit, grupet e punës të UKT kanë ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të krijuar në çdo cep të Tiranës.

Po ashtu bëhet e ditur se  UKT ka nisur punën për dyfishimin e kapacitetit filtrues në impiantin e Bovillës, si dhe të shtrimit të linjës së re të furnizimit me ujë që do shërbejë për zonat periferike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë