Subscribe

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për situatën e tensionuar në PD, duke iu referuar protestës së 8 janarit ku u shënuan incidente të dhunshme, por edhe shkarkimeve të fundit. Duke e cilësuar gjendjen aktuale të opozitës, dramatike, Rama theksoi se PD interesohet vetëm për zgjidhjen e problemeve të individëve të caktuar.

 

“Kjo është për të qarë dhe për të qeshur, por unë nuk mund të qaj për gjendjen dramatike ku është PD, por ndonjëherë edhe qeshim. Nuk më rezulton anëtarë të kryesisë që të marrin këtë godinë me dhunë dhe ne nuk kemi bërë fortifikime. Jemi të gjithë bashkë në një procves,. Nuk jemi në një proces kacafytje për interesa vetiake siç janë dy kufomat e PD që klane marrë peng demokratët. PS është për zgjidhjen e problemeve të vendit, kurse PD është për zgjidhjen e problemeve të individit. Jeni këtu në shërbim të njerëzve, jo për kacafytje politike dhe për interesa vetjake. Uroj që demokratët të dalin nga kjo situatë duke kapërcyer këto dy kufomat dhe të shkojnë përpara.”

 

Nga ana tjetër, Rama nuk e konsideron asnjë nga palët në PD të denjë për bashkëpunuar.

 

“Të dy këta nuk ka asnjë legjitimitet veç e veç. Deputetët e PD-së kanë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit dhe për sa kohë ne do të shohim se ka shans për bashkëpunim, ne jemi aty për ta bërë atë. Unë uroj që të jetë një proces që shkon drejt një zgjidhjeje paqësore. Uroj që dhuna që pamë dhe fortifikimet të mbeten mbrapa. Policia e Shtetit ishte në sfidën e vet më të vështirë të këtyre 30 viteve pasi kurrë nuk i është dashur të futet në oborrin e një partie për të ndarë 2 palë që kacafyten dhe që mund të shkojnë deri në gjakderdhje. Nuk ishte e nevojshme të fortifikohej PD, mund të thirrej policia dhe ta mbronte godinën”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *