Kronikë
Dy korçarët kapen me 2 kg kanabis në çantat e shpinës (EMRA)

Kanabisi që kishin fshehur në çantën e shpinës çoi në pranga dy persona në Korçë.
Reklamë
Policia i prangosi Artur Bezon dhe Aleks Qiqin pas informacioneve që mori për këta dy shtetas që transportonin lëndë narkotike në zonën e Vithkuqit.
Të dy të arrestuarit, njëri 36 dhe tjetri 37 vjeç, kanë qenë të dënuar më parë.
Njëri prej tyre ka qenë i dënuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, ndërsa tjetri për vrasje dhe falsifikim monedhash.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




