Subscribe

Demokratët mblodhën për herë të parë komisionin hetimor për zbardhjen e marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim të kontratës me shoqërinë çeke “CEZ”. Edmond Spaho ripërsëriti qëndrimin e opozitës, sipas të cilit shtetit i është bërë një dëm prej mbi 470 milionë euro nga zgjidhja e kontratës. Ndërkohë që socilisti Eduard Shalsi kërkoi që Prokuroria të vërë në dijeni komisionin mbi hetimet e nisura për këtë çështje. Dy orë më vonë, komisioni i dytë po mbi çështjen “CEZ”, i ngritur me kërkesë të socialistëve për hetim të procedurës së ndjekur për privatizimin e OSHEE-së miratoi planin e hetimit. Në sallë nga opozita ishte vetëm deputetja Liljana Elmazi, ndërsa të tjetër mbërritën me 10 minuta vonesë, pikërisht në momentin kur mbledhja sapo ishte mbyllur. Demokrati Sherefedin Shehu u tha gazetarëve se privatizimi i OSHEE nga qeveria “Berisha”, ishte proces i suksesshëm. Ngritja e komisioneve hetimore erdhi pas nje përplasjeje te gjate mes paleve ne parlament mbi historinë e “CEZ” ne Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *