E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dy javë pasi u lirua nga qelia, Fredi Beleri dorëzon kërkesën për rekurs në Gjykatën e Lartë

Dy javë pasi u lirua nga qelia, ish kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ka dorëzuar kërkesën për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Kërkesa u depozitua këtë të hënë nga avokatja e tij Klodjana Gjyzari në sekretarinë e gjykatës.

Reklamë

Fredi Beleri dhe mbrojtja ligjore e tij kërkojnë pajafësi. Kujtojmë që gjykata e shkallës së parë dhe Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi ish kryebashkiakun me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023.

Beleri ndodhej në qeli që prej 12 majit të vitit 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale.

Reklamë

Edhe pse i arrestuar Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë dhe ishte kryetar i zgjedhur i bashkisë deri në korrik 2024, kur pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shpalli mandatin e tij të pavlefshëm.

Për shkak të arrestimit Beleri nuk kreu dot betimin si kryebashkiak dhe gjykata refuzoi ta lejonte të merrte mandatin. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë