E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Showbiz

Albano Bogdo dhe Çiljeta Xhilaga, ish-fermerët në petkun e opinionistëve në “Ferma Club”

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe aktori Albano Bogdo, të njohur për pjesëmarrjen e tyre në edicionin e parë të Ferma VIP, janë rikthyer tashmë në format, këtë herë në rolin e opinionistëve në emisionin “Ferma Club”.

Dy ish-fermerët, të cilët kanë lënë gjurmë në sezonin e parë të reality show-t, do të jenë pjesë e panelit të diskutimeve, duke analizuar ngjarjet, debatet dhe zhvillimet brenda fermës.

Reklamë

Në këtë mënyrë, Vizion Plus sjell një dimension të ri të formatit, ku ish-pjesëmarrësit kthehen si zë kritik dhe analitik për ngjarjet e “Ferma VIP”.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë