Dy humbje jete janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vend. Pacientët që nuk e fituan dot betejën me virusin ishin nga Korça dhe Elbasani.

 

Ndërkohë, nga 1,357 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 110 qytetarë.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

 

Sakaq, janë shëruar 261 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 266,958 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *