PD vazhdon të denoncojë ditë pas ditë raste të ndryshme qytetarësh të cilët kanë pësuar dëme të mëdha nga tërmeti I vitit të kaluar e që shprehin pakënaqësi se nuk janë ndihmuar nga shteti.

 

Rasti I radhës është banori i fshatit Bubq, Andon Shota, të cilit shtëpia i ka dalë me dëmtime serioze që në tërmetin e 21 shtatorit 2019, tërmeti i 26 nëntorit ia shkatërroi plotësisht.

 

Në bisedën që pati me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ai thotë se edhe pse është vlerësuar për shembje, deri më tani nuk ka parë asnjë ndihmë nga shteti. Për këtë është detyruar të qëndrojë për 10 muaj në çadër në kushte shumë të vështira, bashkë me gruan dhe djalin.

 

Biseda e plotë me ish deputeten Orjola Pampuri.

 

Andon Shota: Unë jam Andon Shota në fshatin Bilaj. Mua më është prishur shtëpia, totalisht e pabanueshme, brenda s’mund me hyj brenda në shtëpi. Jetoj në çadër ka 10 muaj!

Orjola Pampuri: Nga 26 nëntori, ju nuk keni patur asnjë lloj mbështetje?

Andon Shota: Jo, jo, jo!

Orjola Pampuri: Përsa i përket rindërtimit të shtëpisë?

Andon Shota: As ka pyet kush për atë punë, asnji!

Orjola Pampuri: Historia juaj ka filluar me tërmetin e shtatorit?

Andon Shota: Po qysh te tërmeti i parë…

Orjola Pampuri: Ku pati dëmtime dhe më pas gjithçka përfundoi në nëntor?

Andon Shota: Ka përfunduar totalisht sa më ka ul në zero krejt.

Orjola Pampuri: Si ju ka nxjerrë?

Andon Shota: Për shembje shtëpia!

Orjola Pampuri: Ndërkohë jeni me DS4 dhe nuk ka ardhur askush të marrë masa për rindërtim?

Andon Shota: Asnjë… Jo, jo, jo, as ka pyt kush për atë punë, a jetojmë apo nuk jetojmë gjallë në këtë tokë!

Orjola Pampuri: Me çfarë të ardhurash jetoni?

Andon Shota: Vetëm me një rrogë të djalit, ai mund të punojë një herë në dy javë. Ajo, të thuash një qind e ca mijë lekë në muaj i ka ilaçe, se është vetë e sëmurë. Të dy jemi pa pension.

Dave Shota: Këtu ku gatuaj unë është e papranueshme!

Orjola Pampuri: Dhe tani po vjen dimri…

Dave Shota: Në kohë pandemie që thonë keni kujdes, po ça kujdesi kam unë këtu?! Ma kallzoni ju mu, ça duhet të bëj unë këtu, a është e pranueshme këtu? …Ku të shkoj?!

Andon Shota: Unë pra kërkoj vetëm një gjë, një ndihmë nga shteti, të venë dorën ata, se fundja fundit, janë t’u shku paret në katër anët krejt, të paktën të hedhi sytë nga ata që janë brenda në çadër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *