E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy gratë ruse që u gjetën të vdekura në Kavajë, nënë e bijë/ Të afërmit: Nuk konsumonin drogë

Mediat ruse shkruajnë se 58-vjeçarja Nataliia Burenkova, një nga katër rusët që u gjetën të pajetë në një sauna mbrëmjen e djeshme në Qerret të Kavajës, vuante nga një sëmundje e rëndë. E për pasojë, asaj i ishte ndaluar të hynte në sauna.

Të afërmit e viktimave thanë se anëtarët e familjes nuk ishin përdorues të alkoolit a lëndëve narkotike.

Reklamë

Po ashtu, mediat kanë publikuar edhe fotot e dy grave që humbën jetën, duke i identifikuar si Nataliia dhe Ekaterina Burenkova, nënë e bijë.

Trupat e katër turistëve ruse u gjetën nga recepsionisti i hotelit, i cili zbardhi disa detaje para grupit hetimor. Viktima mbetën çifti i bashkëshortëve Sergei Burenkov, 60 vjeç, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe si edhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

Reklamë

Paralelisht po zhvillohet edhe ekspertiza në ambientet e saunës, për të zbuluar nëse kishte ndonjë element kimik që mund të ketë shkaktuar tragjedinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë