Subscribe

Dy grabitje me maska ndodhën brenda 24 orëve në Tiranë. Në rrugën “Memo Meto” pas ish-restorant Durrësit, tre persona ndaluan një makinë tip “Volkswagen” dhe arritën t’i merrnin 1 milionë lekë një ekonomisteje, e cila udhëtonte në mjet. Burime pranë policisë thanë se ngjarja ndodhi mesditën e së hënës, ndërsa ka qenë e mirëorganizuar, pasi agresorët i zunë pritë automjetit në momentin që doli nga një prej magazinave të një firme private në zonë.

 

Sipas banorëve, autorët thyen xhamat e makinës dhe nën kërcënimin e armëve morën paratë. Në tentativë e sipër për t’u larguar, makina “Volkswagen” dëmtoi dhe një makinë tjetër, ndërsa grabitësit u larguan me motor.

 

Disa orë më pas, në Unazë të Re sërish tre persona të maskuar dhe me armë grabitën një drejtues tjetër mjeti. Ngjarja ndodhi në mesnatë në rrugën “Loni Ligori” ku nën kërcënimin e armës grabësit i morën një 56-vjeçari 7 mijë lekë dhe një orë dore. Sipas policisë, grabitja u krye në momentin që drejtuesi po qëndronte jashtë automjetit të tij tip “Skoda”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *