Subscribe

Në ditën e 21 të grevës, dy nga gratë greviste të Ballshit janë dërguar drejt spitalit të Fierit pasi shfaqën probleme shëndetësore.

 

Ato u transportuan në gjendje të rëndë për shkak të komplikacioneve që patën. Ndërkohë koleget e tyre, kanë ngritur shqetësimin se gjatë ditëve të fundit persona anonime po u ushtrojnë presion përmes mesazheve telefonike që të ndërpresin grevën.

 

Greviste

Dy shoqet e mija kane ikur ne spital në Fier në gjendje shumë të rëndë. Por do kthehen prapë në grevë. Jemi shumë të mërzitura për heshtjen vrastare të qeverisë. Kauza jonë nuk është politike. Unë këtu jam për bukën e gojës. Shumë persona vijë e na bëjnë presione. Na thonë që të dalim nga greva. Por ne nuk ikim nga greva.

 

Greviste 2

I lutemi kryeministrit të kthejë sytë nga ne. I bëjmë thirrje prefektes se është femër të mos na detyrojnë që të bëjmë vetëflijim. Të mos na bëjnë presione në telefona që të lëmë grevën. Do dialog kryeministri ja ku është dera të vijë. Ja ku na ka.

 

Grevistet këmbëngulin se nuk do ta ndërpresin protestën e tyre pa marrë pagat e prapambetura.

 

I bëj thirrje kryeministrit që të vërë dorën zemër. Se është ai që na ka future në këtë gjendje. Të zbatoj ligjin për ato 13 pagat e prapambetura.

 

Deri më tani, naftëtarët e Ballshit kanë zhvilluar vetëm një takim me përfaqësuesit e kompanisë por nuk arritën të gjenin një zgjidhje lidhur me dy kërkesat e tyre, rifillimin e punës në rafineri dhe çështjen e pagave të prapambetura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *