Dy fëmijë nën 14 vjec janë në mesin e të prekurve nga COVID -19 në Shqipëri.

Njeri prej fëmijeve është 3 vjec ndërsa tjetri 13 vjec.

 

Mësohet se ata janë në gjëndje të stabilzuar.

 

Në total numri I të prekurve me koronavirus në Shqipëri deri këtë të mërkurë është, ku një përqindje të konsiderueshme e zë grupmosha nga 20 deri në 40 vjec.

 

Nga 72 pacientët e shtruar në spitalin infektiv në Tiranë, tre prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

 

Por është rritur edhe numri i pacientëve të shëruar. Në total, në banesat e tyre janë rikthyer 17 qytetarë do të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë dhe nën kujdesin e mjekëve.

 

Për shkak të fluksit të madh të telefonatave si në numrin 127, autoritetet shëndetësore i kërkojnë qytetarëve me sëmundje kronike, si më të rrezikuarit, që të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me mjekun e familjes përmes numrit të gjelbër 0800 40 40.

 

 

 

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve me Covid-19

 

Tiranë            83 qytetarë

Durrës             9

Lushnjë          4

Elbasan          3

Fier               14

Rrogozhinë     2

Kavajë            4

Korcë             11

Vlorë              5

Shkodër          3

Lezhë             4

Berat              1

Has                 2

Krujë                      1

 

 

 

Covid-19 në Shqipëri

 

 

Numri i viktimave             5 qytetarë

Numri i të prekurve        146

Numri i të testuarëve     1041

Të shëruar                          17

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *