Policia kufitare e Vlorës i vjen në ndihmë një skafi me pesë persona ne bord në zonën mbas Karaburunit.

 

Skafi ka lëshuar sinjalin SOS pasi një defekti në motorr duke pasur edhe rrezik mbytje.

 

Në mjetin ujor ndodheshin dy familje, midis tyre  dhe një fëmijë 2 vjeç.

 

Në vendin e quajtur “Skalom te Beget” mbas Karaburunit, dhe rreth 1 milje larg bregut, policia kufitare ka gjetur skafin dhe e ka terhequr drejt Tri Portit ne Vlore.

 

Pesë personat në bord janë mirë.

 

NJOFTIMI I POLICISE

 

Policia Kufitare e Vlorës iu vjen në ndihmë 2 familjeve që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 2 familje kosovare që ishin duke lundruar në det, me një motoskaf, në afërsi të 📍Gadishullit të Karaburunit, Vlorë, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi mjeti kishte pësuar defekt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 2 familjeve që ishin në rrezik mbytjeje.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, me mjetet e Policisë Kufitare, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112📞 dhe në Komisariatin Dixhital📲 çdo rast të paligjshmërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *