Subscribe

Kryesia e demokrateve do te mblidhet pasditen e se shtunës per te diskutuar ndryshimet ne dokumentin themelor te jetes se kësaj force politike, statutin. Drafti ende nuk është mbyllur, por ne kryesi do te diskutohen te paktën dy drafte qe janë propozuar nga ata qe njihen si kritike te kryetarit Lulzim Basha. Një grup i përfaqësuar ne kryesi nga Gent Malko ka paraqitur nje dokument prej 9 faqesh me ndryshime konkrete ku bie ne sy kërkesa per votëbesimin e Lulzim Bashes.

 

Me qëllim ngritjen rritjen e frymës së besimit ndaj Kryetarit aktual të Partisë, në kushtet e një legjitimiteti të kontestuar gjatë procesit të rizgjedhjes së tij, kërkojmë vendimmarrjen nga Këshilli Kombëtar për t’i paraqitur votëbesimin e tij si Kryetar para Kuvendit Kombëtar që do të mblidhet së shpejti.”

 

Ndërsa draft-statuti i propozuar ne nëntorin e vitit te kaluar nga Edit Harxhi parashikon dorëheqjen e kryetarit te partisë, nëse humbet dy pale zgjedhje radhazi parlamentare dhe vendore.

 

Kryetari i Partisë që jep dorëheqje nuk ka të drejtë rikandidimi në zgjedhjet e radhës në Parti.”

 

Por pavarësisht këtyre propozimeve figurat me te rëndësishme te PD si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Ridvan Bode e Astrit Patozi nuk janë bere pjese e ketij procesi pasi per ta problemi nuk qëndron tek statuti i PD. Ne nje postim ne rrjetet sociale patozi ka ironizuar procesin e ndryshimit te statutit dhe thirrjen e kuvendit kombëtar per kete qellim, pasi sipas tij, problemet ne PD nuk kane ardhur nga statuti aktual.

 

Ndaj mos i torturoni kot ata njerëz, duke i sjellë në një Kuvend të sajuar, sepse shumica e tyre mund të jenë dakord edhe që të mos ketë statut fare Partia Demokratike, mjafton që Luli dhe avokatët apo protektorët e tij të mos mërziten. Sa për ne të tjerët, merreni, zijeni dhe pijini lëngun atij statutit të ri, që do të miratojë Kongresi i Vazhdimësisë, sepse ai nuk i duhet as dreqit.”

 

Pasi te diskutohet ne kryesi statutit do t’i nënshtrohet votimit ne Këshillin Kombëtar e me pas ne kuvendin qe do te mbahet ne fund te këtij muaji, kuvend qe do te jete vetëm statutore ndërsa zgjedhjet do te mbahen ne vjeshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *