E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Dy ditë pushim”/ Çekia “josh” qytetarët që të vaksinohen

Të gjithë punëtorët e sektorit publik në Çeki që janë vaksinuar kundër Covid-19, do të kenë dy ditë pushim shtesë. Kjo “joshje” vjen në një kohë kur qytetarët në shumë vende të botës kanë dalë në protesta kundër vaksinimit.

 

Kryeministri çek, Andrej Babis tha se qytetarët do të mund t’i shfrytëzojnë ditët e pushimit kur të duan.

 

Reklamë

“Duam vaksinim maksimal, që të mbrojmë veten kundër infektimit nga jashtë”, tha Babis.

 

Çekia deri më tani ka vaksinuar plotësisht 4.74 milionë njerëz. Megjithatë, kjo shifër nuk është e mjaftueshme për qeverinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë