Tre persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e dy aksidenteve qe ndodhen në juglindje të vendit. Në qendër te Korçës, një 89-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është përplasur nga një makinë, qe drejtohej nga 24-vjecarja Elona Fezollari. Sipas policisë, i moshuari Todi Pia po kalonte rrugën, kur është përplasur nga mjeti. Ai ndodhet ne gjendje te rende ne spital. Edhe në aksin Korçë – Pogradec, dy persona babë e bir kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e te dielës, pasi makina me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtylle . Të lënduarit ndodhen ne spital jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *