E diel, 8 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy aksidente si pasoje e motit të keq në Kukës

Dy aksidente u regjistruan paraditen e kësaj të hënë në Kukës si pasojë e motit te keq.

Aksidentet ndodhën rreth orës 11 dhe për fat të mirë nuk ka pasur viktima në njerëz.

Përplasja e parë u regjistrua në afërsi të urës të Kukësit, ndërsa e dyta në Rrugën e Kombit, në segmentin Kukës- Tuneli i Kalimashit në zonën e quajtur Kolsh. Sipas policisë shkak për  aksidentet janë lageshtira në rrugë dhe shpejtësia.

Paraditen e sotme qyteti verior u përfshi nga reshjet e dendura të shiut.

Reklamë

 

Ndërkohë që policia rrugore bën apel për kujdes, jo vetëm për shkak të lagështisë por edhe rreziqeve nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë