Vetëm pak minuta më parë është shënuar një tjetër aksident në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thanë, në afërsi të fshatit Mëmëlisht.

Një mjet ka përplasur një shtetas i cili qëndronte në anë të rrugës, ndërkohë që si pasojë e këtij aksidenti këmbësori ka marrë lëndime të shumta në trup.

Menjëherë pas ngjarjes i plagosuri është transportuar në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Duhet thenë së brënda 1 ore ky është aksidenti i dytë në këtë aks ku vetëm një orë më parë në fshatin Lin u përplasën 2 mjete e për pasojë mbetën të plagosur dy persona.

Bilanci i plagosjeve në këtë aks gjatë mbremjes së kësaj të marte shkon në 3 ndërsa muajt e fundit kjo rrugë është bërë mjaft problematike nga ku janë shënuar aksidente të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *