Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 July 2026
Vizion fokus

Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe: Nuk më...

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani, më...

Trump “shpall kandidaturën” për president të vitit 2028, sulme...

Zjarret gjigante përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen mbi 220...

Ujësjellësi historik i Vranishtit drejt restaurimit, Rama ndan pamjet:...

Tensionet SHBA-Iran, Trump zbut tonet: Janë më seriozë se...

Merz nis riformatimin e qeverisë gjermane, emërohet ministri i...

Zjarret dalin jashtë kontrollit, mbi 65 mijë persona evakuohen...

Rama shpjegon “Paketën e Maleve” përmes CHATGPT: Nuk është...

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

DW: Shqipëria me incidencë të lartë të Coronës

3 Dhjetor 11:18

Në Shqipëri ka filluar sot vaksinimi anti-Covid me dozën e tretë për të gjithë qytetarët nga mosha 18 vjeç. Ndërkohë u vendos edhe vaksinimi me detyrim i administratës publike.

 

Në Shqipëri fillon sot (03.12) vaksinimi me dozën e tretë anti-Covid i qytetarëve mbi moshën 18 vjeꞔ, që kanë kaluar gjashtë muaj nga vaksinimi me dozën e dytë. Vendmi u mor të enjten, (02.12) nga Komiteti Teknik i Ekspertëve,  që e vlerëson me një rrezik në rritje situatën e përhapjes së infeksionit me virusin Corona. Në këto kushte ky komitet rekomandoi edhe vaksinimim e detyruar të punonjësve të administtatës publike, të qendrave tregëtare dhe supermarketeve. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv. Ministrja e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, që publikoi vendimet e sipërpërmendura theksoi që „deri në 31 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike dhe ata të qëndrave tregëtare që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen. Në 4 janar 2022 do të kërkohet karta e vaksinimit ose testi negativ PCR në ꞔdo pesë ditë”. Autoritetet  shprehin shqetësim për rënien muajin e kaluar të ritmeve të vaksinimit të popullsisë me dozën e parë dhe të dytën.

 

Mbeten në fuqi ora policore dhe kufizimi i aktiviteteve

 

Sipas ekspertëve të Komitetit Teknik “ka një intensitet të lartë të përhapjes së infeksionit pasi incidenca në dy javët e fundit ka arritur në 347 raste për 100,000 banorë dhe po ndodh  transmetimi komunitar”. Për krahasim, Gjermania me popullsi rreth 82 milionë banorë ka një incidencë 442,1. (regjistrim i 03.12.) N Tiranë Komiteti Teknik i Ekspertëve mori të enjten, (02.12) vendimin e lënies në fuqi, me një afat të pacaktuar të orës policore dhe kufizimit të lëvizjeve pas orës 22.00 të mbrëmjes deri në orën 6.00 të mëngjesit, të aktiviteteve, tubimeve politike, kulturore, grumbullimeve me më shumë se dhjetë persona dhe ceremonive. Mësimi në universitete do të bëhet online kurse në arsimin para universitar do të jetë i alternuar, online dhe me praninë fizike të nxënësve. Tirana vazhdon të jetë qarku me pjesën më të madhe të rasteve, e ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha.

 

A ka hyrë varianti Omicron në Shqipëri?

 

Sipas kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv. Ministres së Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, ende nuk ka të dhëna, pasi priten përgjigjet nga laboratorë të specializuar jashtë vendit, për mostrat e dërguara të pacientëve të infektuar me virusin e të përgatitura sipas protokolleve përkatëse. ”Përderisa pandemia vazhdon, dalja e varianteve të reja është e pritshme dhe në vëmendje të gjithë institucioneve që merrën me pandeminë,” theksoi ajo.

 

Mbërritja e Omicron në Itali dhe Greqi, dy vendet fqinjë ku ka një shumicë emigrantësh shqiptarë që hyjnë në Shqipëri, e bën më të mundshme edhe prekjen nga ky variant. Autoritetet e shëndetësisë bëjnë thirrje për vijimin e vaksinimit si rruga më efikase për të përballuar edhe qarkullimin e Omicron. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që nga nisja  e procesit të vaksinimit në fillim të këtij viti, janë kryer gjithsej 2.103.351 doza, ku 1.072.645 janë doza të para, 951.013 të dyta dhe vetëm 67.381 doza të treta. Në fillim të muajit të kaluar nisi vaksinimi me dozën e tretë, të njohur si”booster” për grupet më të rrezikuara, mjekët dhe infermierët./DW

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
doza e trete DW koronavirus Shqipëri Vaksina

Nga e njëjta kategori

Me mbi 200 km/orë, Lamallari paralajmëron masa të ashpra për shoferët: Rrugët nuk do t’ua lëmë në dorë kamikazëve

më shumë...

Fluks i lartë në pikat kufitare, mbi 15 mijë udhëtarë kalojnë në Qafë Thanë dhe Kapshticë

më shumë...

Mbanin pistoletë, municion dhe kokainë në lokal, arrestohen 3 persona në Shkodër (EMRAT)

më shumë...

Fshati Vidhishtë në zi, përcillen sot në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:20

Me mbi 200 km/orë, Lamallari paralajmëron masa...

1:16

Fluks i lartë në pikat kufitare, mbi...

12:12

Mbanin pistoletë, municion dhe kokainë në lokal,...

12:07

Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe:...

11:28

Fshati Vidhishtë në zi, përcillen sot në...

11:16

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili përfshihet...

11:05

Lushnjë/ Plagos me thikë kushëririn pas konfliktit,...

10:57

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në...

10:23

Tentoi të shiste makinat e klientëve, arrestohet...

10:11

Shuhet zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë,...

10:06

Telashe për Diddy-n në burg, reperi përfundon...

9:35

Trump “shpall kandidaturën” për president të vitit...

9:18

Zjarret gjigante përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen...

8:36

Ujësjellësi historik i Vranishtit drejt restaurimit, Rama...

8:24

Tensionet SHBA-Iran, Trump zbut tonet: Janë më...

8:15

Horoskopi i së shtunës: Një shenjë tërheq...

8:12

Mot i kthjellët në të gjithë vendin,...

10:44

Durrës/ Konflikt me sende të forta dhe...

10:36

Merz nis riformatimin e qeverisë gjermane, emërohet...

10:04

Zjarret dalin jashtë kontrollit, mbi 65 mijë...

Më të klikuarat

  • Fshati Vidhishtë në zi, përcillen sot në banesën e fundit çi...
  • Krimi në Roskovec, flasin prindërit e autorit: Vajzën e doni...
  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • Tragjedia në Roskovec/ Nuk pranoi të dorëzohej, vetëvritet a...
  • Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në spital edhe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.