Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i...

Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari,...

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për...

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

DW: Fitorja e Edi Ramës, shans për Ballkanin

27 Qershor 11:52

Nën titullin “Artisti me dorë të mirë edhe për politikën” – gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” vëren se tendenca që ka Rama të thyejë tabu mund t’i japë impulse të reja Ballkanit. Edi Rama, i jep rëndësi faktit, që të perceptohet si jo-konformist, vëren NZZ, “dhe ky nuk është gjest mashtrimi. Sepse Rama nuk është vetëm politikan i suksesshëm, por edhe artist…kur vjen puna tek politika, Rama është zanatçi. Ai bën koalicione, largon kundërshtarët nga partia, dhe e lustron imazhin e tij publik. Rama ka karizëm si orator, sharmi dhe batutat e tij bëjnë të mundur të durohet egoja e madhe e tij.”

 

Gazeta zvicerane i kushton vëmendje edhe politikës së Ramës në rajon. “Rama dhe Vuçiç konkurrojnë për vëmendjen e kancelares gjermane, Angela Merkel…pasi Vuçiç ka marrë shumë mbështetje nga Berlini për reformat ekonomike dhe politikën paqësore, Rama u ndje me sa duket i anashkaluar. Në prill ai u ankua për dezinteresimin e Brukselit ndaj Ballkanit Perëndimor dhe paralajmëroi, se herët a vonë kjo mund të çojë në përplasje të rrezikshme. Por qe se këto vende nuk pranohen në BE, atëherë nuk përjashtohen “Unionet e vogla”, filluar me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Siç pritej deklarata shkaktoi indinjatë në Beograd.”

 

Sipas NZZ, “dinamika mes Ramës dhe Vuçiç mund të shfrytëzohet edhe në mënyrë konstruktive… Një marrëdhënie e mirë mes Tiranës dhe Beogradit mund të ndihmojë që të rifillojnë bisedimet e ngecura me Serbisë dhe Kosovës. Fitorja e Ramës në këtë kuptim nuk është një shans vetëm për Shqipërinë.”

 

Ndërsa “Berliner Zeitung” nën titullin “Një piktor fiton zgjedhjet në Shqipëri” thekson, se “jo vetëm Shqipëria e izoluar kaq gjatë është ekzotike për europianët, por edhe Edi Rama, kryeministri i vjetër dhe i ri, mund të quhet ekstravagant, ndoshta edhe ekscentrik”. Pas nënvizimit të karrierës së Ramës jo vetëm si basketbollist, por edhe si kryebashkiak i Tiranës, “Berliner Zeitung” nënvizon se “Rama duhet të tregojë tani se mund t’i çojë 2,9 milionë banorët e shtetit shqiptar drejt një mirëqenie më të mirë dhe drejtësie sociale.”

 

“Frankurter Allgemeine Zeitung” e vë theksin tek numri i ulët i pjesëmarrjes në votime dhe tek shkeljet që janë konstatuar nga OSBE/ODHIR…”Ka pasur rastet e njohura të blerjes së votave apo kërcënimeve. Ka pasur raportime për sulme të aktivistëve socialistë ndaj përkrahësve të Ilir Metës, presidentit shqiptar dhe ish-kreut të LSI-së…Rama ia doli t’ia hiqte LSI-së rolin e “mbretëvënësit” -(kingmaker)pas koalicioneve të saj qeverisëse njëherë me demokratët dhe më pas me socialistët.”

 

Edhe “Süddeutsche Zeitung” i kushton vëmendje zhvillimeve në Shqipëri. Socialistët nën kryeministrin Rama i fituan zgjedhjet parlamentare të së dielës, por “Süddeutsche Zeitung” vëren, se “27 vite pas rrëzimit të komunizmit stalinist, qytetarët ishin dukshëm të zhgënjyer nga partitë në shtetin ballkanik.” Ndërsa gazeta “tageszeitung” nënvizon, se “që kryeministri Edi Rama me partinë socialiste do të fitonte zgjedhjet parlamentare, kjo ishte parashikuar në javët e shkuara. Por që ai do të fitonte shumicën absolute, kjo është surprizuese.” / Deutsche Welle

Posted Under:
Politike
Tagged:
Edi Rama PD politika Socialistet zgjedhjet

Nga e njëjta kategori

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e banorëve: Shteti ka qenë në këmbë, na kanë shpëtuar

më shumë...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i përgjigjet deklaratave të Zelenskyt në Beograd

më shumë...

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në Krujë: Bilanci mund të kishte qenë tragjik, siç po ndodh në vende të tjera të Europës

më shumë...

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:28

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin,...

9:57

Historia e kalit të verbër që fiton...

9:37

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin...

9:20

Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në...

9:10

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria...

8:58

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet...

8:35

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton...

8:14

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy...

7:38

Vatra në Mallakastër, ende aktive, vijon lufta...

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

Më të klikuarat

  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.