Dhuna ndaj grave në Shqipëri, ku në shumë raste ka pasur edhe pasoja fatale për jetën po vijnë çdo ditë e më shumë në rritje. Shpeshherë, dhuna përfundon në fatalitet në ato raste kur gratë janë pajisur me urdhër mbrojtje.
Dhuna e grave u diskutua edhe mbrëmjen e të hënës në emisionin “Quo Vadis” nën moderimin e Pranvera Borakajt, ku sipas të dhënave të nxjerra rezulton se durrsakët janë më të dhunshëm në Shqipëri, ku 411 raste janë shënuar mesatarisht brenda një viti.
Pas tyre, vijnë burrat nga Tiranë, ku kanë qenë 313 të tillë që kanë dhunuar bashkëshortet apo partnered e tyre. Pas Tiranës, renditet Vlora me 201 raste, Fieri me 192 të tilla dhe Elbasani me 167. Ndër qytetet ku janë shënuar shumë pak raste dhune janë ato më të vogla, si Tropoja me 7 raste, Puka me 5 të tilla, Shkodra me 4 dhe Përmeti me vetëm 1 rast, brenda një viti.
Në 69% të rasteve të dhunës, me vendim të organeve kompetente janë shpallur fajtor bashkëshortët. Viti 2022, shënoi një rekord historik, ku rritja vjetore arriti në 4.8%.
Referuar të dhënave të OKB, të bëra publike në emisionin “Quo Vadis” rezulton se Shqipëria kryeson përqindjen më të madhe në dhunën ndaj grave. Sipas të dhënave, 34% të rasteve janë në Shqipëri, duke lënë pas edhe vendet e treta, si Kenia, Nigeri apo edhe Banglandesh.
Por dhuna ndaj grave ka edhe kosto ekonomike. Sipas të dhënave, impakti total i dhunës arriti në 4.4 miliardë dollarë brenda një viti, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto arriti në 6%.
Shkaqet ekonomike dhe sociale dyshohet të jenë ndër faktorët kryesorë të dhunës në vendin tonë, ku shifrat kanë dhënë një kambanë alarmi për institucionet përgjegjëse./vizionplus.tv