Subscribe

Ky shirit është treguesi që pallati është i pa banueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit.

Nga një të tillë gjen thuajse në çdo lagje të Durrësit. Janë mbi gjashtë kate dhe kryesisht janë ndërtime të pas vitit dy mijë. Janë të paktë ata banorë që rikthehen në apartamentet e tyre.

Avni Brati i cili prej të martës me bashkëshorten flejnë në makinë, paraditeve qëndrojnë në zonën përreth pallatit në lagjen pesë. Siç edhe shquhet në këto pamje, lëkundja e 26 Nëntorit e ka harkuar atë në disa centimetra

 

I vetëm nga 30 familjet që deri dje e banonin këtë pallat, Avniu në këto ditë po bën rojen e pallatit. Arsyeja për të janë hajdutët.

 

Një lagje më tutje në të gjashtën, Vaje Leka, bashkë me prindërit, fëmijët dhe nipërit e mbesat deri në mëngjesin e të martës banonin në katin e pestë të këtij pallati. Sot i ri-ngjit shkallët për të marrë disa rroba trupi.

 

Përveç rrethimit me shirita, banorët janë në pritje të specialistëve për të përcaktuar fatin e pallatit të tyre.

 

Ata ri-kthehen herë pas herë për të marrë çfarë të mundin ose të bindin prindërit e tyre në moshë të thyer që duhet të braktisin shtëpinë. Olimbi Kalemi, 87 vjeç, banore e lagjes tetë, që prej ditës së tërmetit e deri më sot qëndroi pa lëvizur nga dhoma e saj, sot vendosi të largohet te fëmijët e saj në Itali.

 

Rasti i Avniut, Vajes dhe Olimbisë, janë vetëm tre nga qindra banorë që sytë i kanë nga shteti për të përcaktuar nëse do të rikthehen ose jo në shtëpitë e tyre. Nga bashkia e Durrësit na u tha se deri me tani është bërë vetëm identifikimi ndërsa inspektimi i tyre do të kryhet në një fazë të dytë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *