E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Durrësi përgatitet për sezonin, bashkia nis pastrimin e vijës bregdetare

Qyteti i Durrësit po përgatitet për sezonin e ri turistik. Autoritetet bashkiake kanë nisur këtë të premte punën për pastrimin e disa plazheve.

 

“EMIRIANA SAKO – KRYETARE E BASHKISË DURRËS

Sapo kemi filluar marrjen e masave. Kemi filluar me shkëmbin e Kavajës, zonës së plazhit të Durrësit, Currilave dhe më tej do vazhdojmë me plazhet e tjera. Aktualisht po bëjmë vetëm heqjen e leshterikut dhe më tej do bëjmë plugimin dhe dezinfektimin e rërës.”

Reklamë

Kryebashkiakja Sako tha se edhe këtë vit raporti plazh privat-plazh publik do të jetë 80% me 20%, në favor të subjekteve private.

“Shumë shpejt do fillojmë kontratat. Jemi në pritje të e-albania.”

Sipas Sakos, Durrësi këtë sezon turistik do të ketë një pamje të re, pasi krahas bregdetit do të ketë dhe tetë monumente kulturore të cilat do të bëhen të vizitueshme për qytetarët pasi janë riparuar nga dëmtimet e tërmetit.

 

 

Më shumë video

Reklamë