Subscribe

Teksa inspektoi punimet ne rrugën  “Pavarësia” në Durrës, i shoqëruar nga kryebashkiaku Vangjush Dako,  Kryeministri Edi Rama vlerësoi projektin dhe tha se ai i jep përparësi këmbësorëve.

 

 “Këto rrugë janë të domosdoshme kështu me trafik të limituar në këto zona ku ka turizëm dhe ka intensitet, pavarësisht se njerëzit nuk e kuptojnë dhe thonë duhet bërë rruga më e gjerë. Por në fakt, kjo është një zonë ku do t’i jepet prevalencë njeriut dhe kush merr përsipër  të vijë me makinë ose të përdorë makinën, duhe ta llogarisë që është mbas njeriut. Nuk vjen makina para dhe njeriu mbrapa.”

 

Rregullimi i kësaj rruge jo vetëm do te lehtësoje qarkullimin, por do te ule ndjeshëm rrezikun nga aksidentet.

 

“Është transformim i madh, pasi i jep një hapësirë të ndërmjetme që e lidh gjithë komunitetin me të dyja anët e rrugës, me një hapësirë komunikimi. Nuk është thjesht një lumë në mes, me makina, që duhen kapërcyer për të kaluar nga ana tjetër, por ka goxha hapësirë për njerëzit.”

 

Projekti përfshin rikualifikimin e hapësirave në të dyja anët e saj si dhe sistemimin e rrugëve dalëse në plazh, si dhe shtimin e hapësirës publike ne lagje.

 

Duke filluar nga kjo e enjte Pishina publike e qytetit të Durrësit është në funksion të plotë për të gjitha moshat.

 

Kryeministri Edi Rama pa nga afër investimin dhe u takua me të rinj notarë dhe trajnerin e tyre. Gjatë bisedës që zhvilloi me ta, shefi i qeverisë tha se ndërtimi i pishinave olimpike do të shtrihet edhe në qytete të tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *