Subscribe

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të shumta në Durrës. Probleme pati në rrugën Taulantia, zonën e stadiumit “Niko Dovana” si dhe tek stacioni i trenit.

Si rrjedhojë e intensitetit të lartë të reshjeve dhe bllokimit të pusetave, niveli i ujit shkoi në disa centimetra duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.

Lidhur me situatën, autoritetet bashkiake vazhdojnë të justifikohen duke thënë se shkak për përmbytjet është bërë amortizimi i rrjetit të kanalizimeve.

Ndërkohë, probleme  pati edhe ne zona të tjera të vendit. Në qarkun e Kukësit, si pasojë e reshjeve në disa akse rrugore pati rrëshqitje gurësh.

Po ashtu, disa fshatra të këtij qarku mbetën pa energji elektrike për shkak të një defekti në linjën që furnizon Shishtavecin.

Me mungesën e energjisë u përballën edhe disa fshatra të Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *