E martë, 29 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:45 Në vijim ora 03:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Durrësi ishte një plagë mjedisore”/ Rama: Ne e kemi transformuar totalisht qytetin

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të premte në Durrës, në vend-grumbullimin e mbetjeve në Porto Romano, nga ku u shpreh se Durrësi do të çlirohet nga “mali me plehra”.

Ai tha se qyteti bregdetar tashmë ka marrë një tjetër pamje, teksa e konsideroi eko-parkun një “mushkëri të re” për këtë zonë.

Reklamë

“Kujdo që i ka sytë dhe dëshiron të shikojë, i ka veshët dhe dëshiron të dëgjojë. Jemi këtu në këtë vend ku deri para pak kohësh ishte një plage e hapur mjedisore që ishte bërë Durrësin të turpërohej e që e kishte bërë Shqipërinë të turpërohej si rezultat i reportazheve ndërkombëtare. Në Porto Romano, mbi dhe, dhe padiskutim ndikonin në ajrin dhe në shëndetin e njerëzve duke ndikuar dhe në imazhin e një qyteti që i ka të gjitha potencialet për të qënë një qytet nga më të shfrytëzuarit nga ana turistike. Eshtë mbyllur plaga, nuk ka më plehra, ajo situatë e tmerrshme i la vendin dita ditës një pamje tjeter, shumë shpejt do të mblidhemi përsëri dhe mendoj se nuk do të jetë më nevoja të refuzojmë. Do të jetë një mushkëri e re e qytetit të Durrësit. Ekoparku qe do jetë një zonë clodhje, një mundësi më tepër”, shprehet Rama.

Po ashtu, ai nuk la pa përmendur edhe kundërshtarët e tij politikë. Rama u shpreh se kur PD ishte në pushtet, nuk realizoi asnjë projekt me standarde europiane.

Më shumë video

Reklamë