Subscribe

Durrësi u zgjua këtë të hënë nën pushtetin e ujit.

 

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në disa zona të qytetit bregdetar. Niveli i ujit në rrugë arriti në disa centimetra. Si pasojë pati vështirësi në qarkullimin e mjeteve, por edhe të këmbësorëve.

 

Më problematike situata u paraqit, pranë stadiumit “Niko Dovana” në lagjen numër 18 si dhe në shëtitoren “Taulantia”. Shkak për përmbytjet  ashtu si herët e tjera u bë bllokimi i pusetave.

 

Nga reshjet u shkaktuan vështirësi edhe në Port.  Në sektorin e ngarkim-shkarkimit puna u ndërprerë deri në përmirësimin e situatës ndërsa u pezullua dalja në det për mjetet e vogla lundruese. Ndërkohë tragetet vazhdojnë normalisht.

 

Edhe në Vlorë, kapiteneria vendosi pezullimin e lundrimit për anijet e peshkimit deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

 

 

Ndërkohë, në zonat malore të qarkut Korçë nga era e fortë shumë fshatra po përballen me mungesën e energjisë elektrike. Ndërkohë grupet e OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *