E premte, 6 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Durrës-Vlorë, pezullohet lundrimi

Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë, ka sjellë pezullimin e lundrimit në portin e Vlorës.

 

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur mëngjesin e sotëm, ndërsa ka kryer zbarkimin e pasagjerëve me vështirësi për shkak të dallgëve të mëdha.

 

Reklamë

Më pas është ankoruar në Radë, në pritje të përmirësimit të motit.

 

Kapiteneria konfirmoni se forca e detit shkon deri ne shtate balle.

 

Deri në përmirësimin e kushteve atmosferike, veç tragetit te linjës Vlore-Brindisi nuk do të lejohet dalja ne det e mjeteve te tjera lundruese dhe anijeve te peshkimit. Këto te fundit janë urdhëruar te qëndrojnë në  vende të mbrojtura.

 

Sipas shërbimeve portuale, lundrimi detar do te vijoje i paralizuar edhe ditën e nesërme, deri në përmirësimin e situatës.

 

Edhe në Durrës, dy nga tragetet që mbërritën nga Italia patën vështirësi gjatë ankorimit.

Më shumë video

Reklamë