Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person e shpallur në kërkim një tjetër, pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve me dhunë në këtë qytet.

 

Bëhet me dije se dy të dyshuarit vidhin me dhunë sende personale.

 

“P. C., 38 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. H., 26 vjeç, banues në Shkodër.

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 2 shtetas, gjatë ditëve të fundit, iu kanë vjedhur me dhunë 3 shtetasve, një varëse floriri, një unazë dhe një celular”, njofton policia.

 

Policia po punon për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *