Goditet një rast i kontrabandës me medikamente mjekësore dhe mosdeklarim të të hollave në kufi. Shërbimet e policisë kufitare në Portin e Durrësit, kanë kaluar për kontroll kamionin që drejtohej nga A.M., 53 vjeç.

 

Gjatë kontrolleve në mjet, në kabinë, u gjetën një sasi medikamentesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës si dhe 10.500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

 

Mërtiri është arrestuar nga Policia, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *