Subscribe

Kishin arritur të vidhnin 18 banesa brenda 6 muajve, por aventura e tyre ka përfunduar mëngjesin e së premtes. Rezart Hyskolli 29 vjeç dhe Gentjan Kala 30-vjeç u shoqëruan drejt komisariatit të Durrësit, nën akuzën e vjedhjes. Ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtor të tyre. Sipas policisë, Gentjan Kala, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe ishte dënuar me masë sigurie “arrest shtëpie”.

 

Hyskolli dhe Kala u kapen gjatë kohës që po tentonin të vidhnin dy banesa të ndryshme në qytetin e Durrësit. Autorët e dyshuar e kryenin veprimtarinë e tyre kriminale me thyerje të bravave të apartamenteve, me mjete të ndryshme, ndërsa sendet e vjedhura i transportonin me dy automjete dhe i dërgonin në një banesë në zonën e Plazhit.

 

Gjatë kontrollit në apartament policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, dy automjete, 130 mijë lekë, 300 dollarë amerikane dhe 150 euro. Gjithashtu u gjeten edhe lëndë narkotike, bizhuteri e sende të tjera të vjedhura.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *