Subscribe

 

Një ditë pas konfliktit ku mbeti i vrarë 30 vjeçari Asllan Kërtusha dhe mbeti i plagosur një tjetër, policia ka zbardhur ngjarjen, si dhe ka arrestuar te dy autoret. Fillimisht ne pranga ka përfunduar Bledar Kajno, ndërsa  ne oret e pasdites është arrestuar edhe autorit autori tjetër Gëzim Kajno. Burimet e policisë bëjnë me dije se Bledar Kajno u arrestua ne spital, ku po merrte ndihmën mjekësore për shkak të plagosjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 në një lokal pranë Ujësjellësit ne Durrës, ku Gëzim dhe Bledar Kajno të afërm me njeri-tjetrin  nën efektin e alkoolit dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me 30 vjeçari Kertusha, në ambientet e brendshme të lokalit. Përplasja vijoi edhe ne rruge. Gëzim Kajno goditi me qytën e pistoletës në kokë Asllan Kërtushen. Por arma u shkrepur, duke plagosur në krah Bledar Kajnon. Me të njëjtën pistolete, Gëzimi ka qëlluar 30 vjecarin, i cili ndërroi jetë në Spital. Gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar, dy gëzhoja dhe 3 fishekë. Asllan Kërtusha nuk ishte  një emër i panjohur për policinë, ai  ishte person më precedentë penalë, i akuzuar për: vjedhje e trafik droge. Asllan Kertusha, njihej edhe për shoqërinë me Denis Shtrazën, të arrestuarin si i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut ne fillim të këtij viti.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *