E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Durrës, shkolla “Myslim Hida” nuk hap dyert

Kur mbeten fare pak dite nga fillimi i procesit mësimor, shkolla 9 vjeçare “Myslim Hida” në fshatin Arapaj duket se nuk do të mund ti hapë dyert për nxënësit e saj.

 

Të shqetësuar para kësaj situate, prindër dhe fëmijë kanë protestuar kundër vendimit, sipas të cilit, shkolla nuk është akoma gati për shkak të mungesës së bazës materiale.

 

Reklamë

Prindërit shprehen se është e pakuptueshme që shkolla të qëndrojë edhe një vit e mbyllur, kur të gjitha punimet për ndërtimin e saj kanë përfunduar.

 

Nga ana tjetër mësimi në një shkollë tjetër krijon vështirësi edhe për vetë nxënësit.

 

Banorët u kane bere thirrje institucioneve përgjegjëse për marrjen e masave me qëllim që këtë vit fëmijët e tyre ta zhvillojnë mësimin në shkollën e re.

 

Shkolla 9-vjecare Myslim Hida ka nje kapacitet prej 500 nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën.

 

Burime nga Drejtoria Rajonale Arsimore kanë bërë të ditur se shkolla nuk është akoma gati për nisjen e procesit mësimor, pasi pritet pajisja me bazën material, ndërkohë që nuk ka ndonjë afat se kur mund të ndodhë kjo gjë.

Më shumë video

Reklamë