Në Bashkinë Durrës janë numëruar 142 kuti nga 337 qendra votimi gjithsej.

 

Emirjana Sako e Partisë Socialiste kryeson bindshëm me 59.14% të votave gjithsej. Ajo ka marrë deri tani 16662 vota.

 

Ardian Muka i ‘Shtëpisë së Lirisë’ renditet i dytë me 7619 vota, ose 27% të votave. Ndërsa i treti kandidati i Lulzim Bashës, Luan Hoti me vetëm 3893 vota ose rreth 14.5%.

 

Partia Demokratike ka një rënie me gati 26.3% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Ndërkohë Partia Socialiste ka përmirësuar rezultatin e saj duke u rritur me gati 8%. të votave në krahasim me një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *