E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Durrës, Rama bashkëbisedim me fermerët

Nuk do të ketë më lëmoshë elektorale për bujqësinë. këtë ka premtuar kryeministri rama në manës të durrësit, ku në një bashkëbisedim me fermerët dhe banorët e kësaj zone ka prezantuar edhe një model fitimprurës për të gjithë.

“Jeni mësuar që dy dynym ti e dy dynym tjetri, nuk bashkoheni për të mbjellur një produkt që është i favorshëm për zonën, por ju mbillni te 2 dynym qepë, ndërsa ai ngjitur 2 dynym bamje. Pastaj shkoni e dilni te rruga të prisni ndonjë makinë që të vijë të marrë produktin. Nuk është shpikje kjo që po sugjeroj unë. Po e bëjnë shqiptarët, që bashkojnë tokat dhe ndajnë sërish fitimet. Fermerët të bashkuar dhe jo prehe e grosisteve. Së bashku fermerët mund të krijojnë një pike grumbullimi dhe për të aplikuar dhe më pas për t’a menaxhuar sërish së bashku”.

Gjatë bisedës me kreun e qeverisë, banorët e Mansës nuk nguruan t’i tregojnë edhe problemet e tjera.

I moshuari: Të gjithë ne këtu vuajmë për një ambulancë. Këtë kam vite që e kërkoj, nga të gjitha qeveritë.

Reklamë

Rama: Brenda pranverës se ardhshme ju nuk do te jeni ne këtë gjendje, autoambulanca do te këtë ngado dhe jo vetëm te parkuar ne spitale. Shërbimi Kombëtar i Urgjencës do te jete i unifikuar. Dhe ju do të keni shërbimin që në momentin e lajmërimit që keni nevojë për te, jap fjalën se mbas pranverës se ardhshme nuk do ta diskutojmë me këtë problem.

Qytetari: Ministri i bujqësisë, që Petriti a Panariti ku e di unë si e ka, vetëm me serrat merret. Ujin e kemi, po ka 1000 gjera bujqësia. Farën, Vendin, Procesin…  ujin na e solle, po ne s’kemi farën…

Rama: Sa fëmijë ke?

Qytetari : Dy fëmijë.

Rama: I bëre me radhë apo menjëherë, e pra me radhë të gjitha. Izraeli nuk ka ujë, se nuk ua ka dhënë perëndia e natyra dhe çdo pikë uji e vlerëson se e merr nga deti. Ndërkohë ne e kemi, ne përmbytemi ngaqë s’kemi kanale ta ujisim.

Por gjate bashkëbisedimit pati dhe nje rast ku nje qytetar ka ndërprere fjalen e Rames. Kryeministri premtoi se do te zgjidhe përfundimisht dhe dhënien e certifikatave te pronësisë per tokat e ndara sipas ligjit 7501.

 

Më shumë video

Reklamë