E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Durrës, policia arreston një person për plagosje

Një person u arrestua nga blutë e Durrësit, pasi akuzohet se ka plagosur një 25-vjeçar me armë zjarri, pas një konflikti të çastit. Ai eshte Gazmend Peposhi, banues në Shkozet, Durrës. Arrestimi i 28-vjeçarit u bë këtë të premte, pasi gjatë një konflikti ka plagosur me një plumb në këmbë pronarin e një servisi me inicialet R.Gj., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, Peposhi ka shkuar në servisin e 25-vjeçarit, ku pas një konflikti çasti, e ka plagosur me armë zjarri. Më pas nën kërcënimin e armës ai i ka marrë makinën një klienti i ndodhur në ato momente në servis, duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Rreth një orë pas plagosjes, Peposhi, e braktis automjetin tip Audi në Shenavlash, por kapja e autorit u bë në Kamëz të kryeqytet. Në cilësisë e provave materiale, hetuesit sekuestruan armën e krimit, tip Grizzly, një karikator me 7 fishekë, ndërsa Gazment Peposhi sipas bluve, po mendonte të strehohej në Fushë-Arrëz.

Vazhdo të lexosh

Reklamë