E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Durrës, miratohet buxheti i vitit 2018-të, përçahen këshilltarët e LSI

Vangjush Dako ndjek modelin e Erion Veliajt për te kaluar projektbuxhetin e 2018. Pasi nuk ka nuk mundi ta kalonte një muaj me pare vetëm me votat e PS, Dako  ne mbledhjen e kësaj te shtune te Këshillit Bashkiak, siguron 5 vota nga opozita, 4 nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe 1 nga Partia Republikane.

 

Me 26 vota pro edhe Bashkia e Durrësit ka miratuar buxhetin e 2018.

 

Reklamë

I menjëhershëm ka qene reagimi i lëvizjes socialiste për integrim e cila se bashku me PD bojkotoi mbledhjen. Për rrjedhjen e votave, LSI pritet te ketë një mbledhje  te veçante.

 

4.8 miliard leke është buxheti i Bashkisë se Durrësit. Dy projekte me te rëndësishme për vitin e ardhshme janë ndërtimi i pallatit te drejtësisë pranë muzeut, ku është planifikuar te vendosen Gjykata dhe Prokuroria dhe përfundimi i sheshit “Veliera” aktualisht i pezulluar.

Më shumë video

Reklamë