E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Durrës, mbytet në det një 75 vjeçar

Një tjetër pushues ka humbur jetën këtë të hënë në plazhin e Durrësit.

 

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 13 në Durrës, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi G.H., 75 vjeç, nga Tirana.

 

Reklamë

75 vjeçari, sipas policisë është future në det e më pas ka gjetur vdekjen. Dyshohet se shkak I vdekjes të ketë qenë një arrest kardiak.

 

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje e po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë