Subscribe

Mbyllen në mënyrë tragjike pushimet për dy vajza nga qytetit i Elbasanit. E mitura 4 vjeçe dhe kushërira e saj 18 vjeçe u mbytën pasditen e së shtunës në Durrës. Dy kushërirat ishin futur për t’u larë në det, por nuk kanë dalë më të gjalla, pasi dallgët i kanë përpirë ne vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Kavajës”. Ka qenë gjyshi i 4-vjeçares dhe njëkohësisht xhaxha i 18-vjeçares, Irma Hida, ai që ka njoftuar policinë, pasi nuk po lokalizonte vendndodhjen e dy mbesave te tij. Vajzat kishin hyrë për t’u larë rreth orës 18:00 të pasdites së djeshme, ku sipas dëshmitarëve deti kishte erë dhe dallgë. Pas mbërritjes së policisë dhe kërkimeve të familjarëve, ne fillim u gjet trupi i pajetë i fëmijës 4 vjeç me inicialet E.B, ndërsa pas mesnate u gjet edhe trupi i 18-vjeçares. Pas marrjes në pyetje, gjyshi i të miturës tha se ndodheshin në Durrës me pushime, ndërkohe qe trupat e dy vajzave u dërguan në morgun e qytetit bregdetar për të zbuluar shkaqet e mbytjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *