E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Durrës, masa kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Drejtoria e Kufirit ka shtuar masat e sigurisë në pikat kufitare me qëllim parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe personave që tentojnë të kalojnë në vendet e bashkimit evropian për të kërkuar azil. Drejtoresha e kufirit Lindita Nushi deklaroi gjatë një takimi në prefekturë se është shtuar numri i personave që tentojnë të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.

 

Zëvendës ministrja e punëve të brendshme, Rovena Voda kërkoi impenjim maksimal nga të gjitha strukturat per të marre masa për te ndalur fluksin e atyre qe synojnë te përfitojnë azil.

 

Muajt e fundit është rritur numri i shqiptareve te kthyer nga autoritetet e vendeve te Bashkimit Europian.

Më shumë video

Reklamë