Gjykata e Durrësit la pas hekurave nënën dhe djalin, te akuzuar për vrasjen e kryefamiljarit Mirosh Djaloshi në Manëz të Durrësit. Djali i madh Arbani 26 vjeç dhe nëna e tij Bardhe 46 vjeçe, u lanë në burg pa afat, ndërsa ndaj 16- vjeçarit F.Djaloshi, Gjykata vendosi sot si masë sigurie 45 ditë paraburgim. Arban Djaloshi ka marrë përsipër autorësinë e ngjarjes. Ai ka treguar se ka qenë në gjumë rreth orës 01.00 pas mesnatës, kur kishte dëgjuar zhurmë në oborr e banesës së tij.sipas rrëfimit të 26-vjeçarit babai i tij e kishte ofenduar, duke i thënë: -“hajdut” dhe më pas e kishte sulmuar me mjete te forta. Në këto kushte i riu e ka qelluar te atin me një dru pas koke duke i shkaktuar vdekjen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *