Një 65-vjeçar është gjetur i pa jetë në banesën e tij në Durrës.

 

 

Familjarët e 65-vjeçarit kishin ngritur shqetësime pasi nuk kishin komunikuar me të.

 

 

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve për tu future në banesë.

 

 

Paraprakisht dyshohet se 65-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

 

Durrës/Informacion paraprak

 

Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 9, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 65 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *