Muaji gusht vazhdon te sjelle dyndje te qytetareve ne portin e Durrësit. Vetëm ne 24 orët e fundit numri i udhëtareve qe mbërritën me traget arriti ne 4 mije e 300, ndërsa numri i automjeteve ishte nje mije. Ky fluks i larte është shoqëruar edhe me rritje te çmimit te biletave te tragetit. Pavarësisht sporteleve te vena ne dispozicion, serish radhët e gjata nuk janë shmangur. Sipas te dhënave, qe nga muaji qershor e deri me tani ne Portin e Durrësit kane mbërritur 145 mije udhëtare. Pjesa me e madhe e tyre janë emigrante qe vijne ne Shqipëri per te kaluar pushimet e verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *