Subscribe

“Verë në Epidamn” ka startuar mbrëmjen e te enjtes në mjediset e amfiteatrit antik në Durrës. Për 10 net publiku do të ketë mundësi të shijojë shfaqjen e trupave të ndryshme teatrore të vendit tonë. Festivali i artit të muzave zhvillohet për herë të parë në qytetin e Durrësit. Regjisorja Driada Dervishi tha se ky festival synon të sjellë një verë ndryshe për qytetarët dhe pushuesit. Festivali “Verë në Epidamn”, është hapur me komedinë “Doktor Shuster”, të trupës “Andon Zako Cajupi” të qytetit të Korçës. Ky aktivitet synon midis të tjerash të krijojë atmosferën e munguar artistike, kur rrallë është trajtuar amfiteatri si qendër kulturore përsa i përket ngjarjeve artistike me përmasa të tilla. Përveç amfiteatrit antik, aktivitetet pritet të zhvillohen për herë të parë edhe në mjediset e banjave romake nën kujdesin e regjisores Adelina Muça. Festivali mbyllet në 20 gusht dhe deri në këtë datë janë planifikuar të jepen 7 shfaqje nga aktorët dhe muzikantët më të mirë për të gjithë artdashësit dhe turistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *