E enjte, 17 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Vendi

Durrës, 54-vjeçari masakrohet me sende të forta

Ish-kryeplaku i fshatit Shkallë në Manëz të Durrësit, Mirosh Djaloshi, 54 vjeç, është gjetur i vrarë mëngjesin e kësaj te premteje nga familjarët, në oborrin e shtëpisë se tij. Baba i tre fëmijëve, sipas policisë, ishte goditur me sende të forta në kokë. Besohet se krimi ka ndodhur rreth orës 6:00, menjëherë pasi 54-vjeçari ka dalë nga shtëpia, por nuk ka ende te dhëna mbi rrethanat e ngjarjes dhe autoret. Policia ka pyetur familjaret dhe banorë të zonës fqinj, për të hedhur dritë mbi krimin e
të afërmit dhe bashkëfshatarët mohojnë te thonë se viktima nuk ka patur konflikte. Mirosh Djaloshi kishte ushtruar prej 16 vjetësh detyrën e kryeplakut e pikërisht këtu është fokusuar edhe hetimi i policisë.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video