E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Durrës, droga kishte destinacion Italinë

Policia e Durrësit sqaroi se sasia e hashashit e zbuluar në portin e Durrësit mbrëmjen e të premtes, ishte rreth 450 KG. Droga ishte fshehur në një kamion, i cili udhëtonte drejt qytetit italian të Ankonës. Pas konfiskimit te kanabisit, policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit Robert Resuli, nga Vlora. Hetuesit pohuan se kanabisi u zbulua gjatë kontrollit rutinë me skaner. Sipas ekspertëve të antidrogës, droga ishte vendosur në një shtresë dyfishe të kamionit. Drejtuesi i makinës kishte një ngarkese me mobilie dhe destinacioni ishte Veriu i Italisë. Prokurorët po hetojnë përfshirjen e personave të tjerë në trafikun ndërkombëtarë të drogës nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë