E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Durrës/ Dhunuan familjarët e tyre, arrestohen 2 persona

Policia e Durrësit ka arrestuar mëngjesin e kësaj të marte dy persona, të akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasi me iniciale A. S., 30 vjeç pasi ka dhunuar kunatin e tij, si edhe shtetasi me iniciale D. K., 30 vjeç, i cili po ashtu ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

 

“Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit: -A.S., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit  të tij,shtetasit F.A.;

-D.K., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij,shtetasit K.K. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, ka njoftuar për mediat Policia e Durrësit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë